Franca bie në Danimarkë, Holanda mposht Belgjikën

 196 total views,  1 views today

Danimarka e ka mposhtur 2-0 Francën në ndeshjet e fundit të grupeve të Nations League, por për fatin e tyre nuk kanë rënë një ligë më poshtë.

Franca ishte me Mbappe e Griezman në fushën e lojës, por nuk mundën dot të dilnin me pikë në këtë sfidë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Kroacia triumfoi 3-1 ndaj Austrisë, duke bërë që këta të fundit të përfundojnë në ligën B, ndërsa ballkanasit do të luajnë në fazën “Final four” të këtij kompeticioni.

Në grupin tjetër, Holanda ka mposhtur minimalisht 1-0 Belgjikën, me një gol në pjesën e dytë, duke siguruar edhe ajo fazën e ardhshme të Nations League si e para në grup.