Gjermania dhe Franca kanë thënë se do të rrisin kontributet e tyre financiare për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), disa javë pasi SHBA tha që do të tërhiqte fondet.
Gjermania premtoi të jepte 500 milion euro (452 milion pound; 560 milion dollarë) për agjencinë këtë vit, ndërsa Franca tha që do të sigurojë 140 milion euro.
Të dyja qeveritë thanë se fondet nuk kishin asnjë lidhje me vendimin e Presidentit Donald Trump për të pezulluar marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me OBSH muajin e kaluar.
Në vend të kësaj, ata theksuan rëndësinë e mbështetjes së OBSH-së, për të cilën ata thanë se kishte një rol vendimtar në trajtimin e pandemisë dhe sëmundjeve të tjera.
“Gjermania mbetet një mbështetëse e fortë dhe një mik kritik i OBSH” tha Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn në selinë e tij të enjten.
Homologu i tij francez, Olivier Veran, tha që vetëm OBSH ishte në gjendje të bashkërendonte përgjigjen globale ndaj Covid-19.
Duke shpallur pezullimin e fondeve muajin e kaluar, Presidenti Trump akuzoi OBSH për dështimin për të detyruar Kinën të japë llogari për pandeminë./BBC