Distanca sociale në Irlandën e Veriut do të reduktohet nga 2 metra (6ft) në 1 metër, ka konfirmuar Ministrja e Parë Arlene Foster.
Ajo tha: “Një distancë minimale prej një metër midis individëve mund të konsiderohet e pranueshme në rrethanat kur bëhen lehtësime të përshtatshme”.
Masa vjen disa ditë pasi kryeministri Boris Johnson tha se Anglia do të transferohej në “1 metër plus” nga 4 korriku, pasi bllokimi i saj do të lehtësohet.
Foster përshkroi një sërë ndryshimesh të kufizimeve, të cilat përfshijnë:
Nga 29 qershori do rihapen objektet e kultit fetar
Nga 3 korriku do rihapen hotelet, baret, restorantet dhe kafenetë
Sallonet estetike, sallonet e bukurisë dhe dyqanet e tatuazheve do të presin deri më 6 korrik./BBC