Gjermania i kërkon Kosovës të shtyjë vendimin që përjashton dinarin: Të gjendet një zgjidhje e pranueshme, më pas…

albnews
By
1 Min Read

Qeveria e Gjermanisë i bëri thirrje Kosovës që të shtyjë planet për të zbatuar euron si monedhën e saj të vetme mes shqetësimeve se masa mund të përkeqësojë tensionet etnike duke ndërprerë aksesin e parave të gatshme për serbët etnikë në veri të vendit.

“Ne i bëjmë thirrje fuqishëm Kosovës që të shtyjë datën e hyrjes në fuqi derisa të gjendet një zgjidhje e pranueshme”, u tha gazetarëve në Berlin të premten Christiane Hoffmann, zëvendës zëdhënëse e qeverisë, raporton agjencia e lajmeve “Bloomberg”.

Ndërsa këtë çështje e konsideroi si vendim sovran për Kosovën, Hoffmann e quajti vendimin për valutën një “hap të rëndësishëm me pasoja të gjera”, që kërkon më shumë kohë dhe përgatitje.

Ajo gjithashtu i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që, përkundër disa përparimeve të fundit, “tani duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm” në dialogun e normalizimit midis dy vendeve të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Share This Article