ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit  57 minutes ago
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare 58 minutes ago
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026 1 hour ago
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë 3 hours ago
Shqipëria zhbllokon sfidën! Asllani kalon në avantazh Kombëtaren ndaj Andorrës 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gjyqtarë e prokurorë në alarm për sigurinë, kërkojnë mbledhje urgjente pas vrasjes së gjyqtarit

albnews by albnews
8 October, 2025
in Albania
0
Gjyqtarë e prokurorë në alarm për sigurinë, kërkojnë mbledhje urgjente pas vrasjes së gjyqtarit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një grup prokurorësh nga e gjithë Shqipëria i janë drejtuar zyrtarisht Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke kërkuar thirrjen urgjente të Mbledhjes së Përgjithshme të Prokurorëve, për të diskutuar mbi sigurinë fizike dhe mbrojtjen e figurës së magjistratëve.

Kjo kërkesë vjen dy ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ngjarje që ka tronditur sistemin e drejtësisë në vend dhe ka ngritur pikëpyetje mbi masat e sigurisë brenda institucioneve gjyqësore. Sipas prokurorëve, kjo situatë përbën një rast të jashtëzakonshëm që kërkon reflektim dhe reagim të menjëhershëm institucional.

RelatedPosts

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, qeveria ndryshon sërish kohën e ndërtimit të Porto Romanos

“Kjo situatë kërkon një reflektim të menjëhershëm institucional dhe një vendimmarrje kolektive, në mënyrë që magjistratët të mos jenë më të ekspozuar ndaj riskut fizik apo institucional në kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese”, theksojnë prokurorët dhe magjistratët.

Në letrën drejtuar kryeprokurorit Çela, ata kërkojnë që të diskutohen masat për rritjen e sigurisë fizike në ambientet e punës, përmirësimi i kushteve të transportit dhe mbështetja institucionale për lëvizjet e prokurorëve, si dhe përputhja e standardeve të sigurisë me ato të Bashkimit Evropian.

“Qëllimi i kësaj mbledhjeje është diskutimi dhe shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në ambientet e prokurorive dhe i garancive për mbrojtjen e jetës, integritetit dhe pavarësisë funksionale të magjistratëve, përfshirë: Sigurinë fizike në ambientet e prokurorive (kontrollin e hyrjeve, pajisjet e sigurisë, praninë e policisë gjyqësore dhe të policisë së shtetit); Kushtet e transportit dhe lëvizjes së prokurorëve, si dhe nevojën për kompensim apo mbështetje institucionale për transportin dhe akomodimin; Rishikimin e standardeve të sigurisë në raport me praktikat e Bashkimit Evropian dhe udhëzimet e CEPEJ dhe Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë; Marrjen e masave konkrete për garantimin e kushteve minimale të sigurisë, konfidencialitetit dhe dinjitetit në ushtrimin e detyrës”, shkruhet ne letrën e prokurorëve.

Një tjetër shqetësim i ngritur është gjuha e urrejtjes dhe sulmet publike ndaj magjistratëve, sidomos nga figura politike apo portale, që cenojnë pavarësinë dhe autoritetin e tyre.

“Kjo dukuri cenon autoritetin institucional dhe pavarësinë funksionale të trupës së magjistratëve, duke krijuar një klimë presioni dhe pasigurie në ushtrimin e detyrës. Është e nevojshme që sistemi i prokurorisë, përmes organeve të veta përfaqësuese, të mbajë një qëndrim të qartë institucional ndaj këtij fenomeni dhe të ndërmarrë nisma për forcimin e mbrojtjes së figurës, dinjitetit dhe sigurisë së magjistratëve”, thuhet në letrën e prokurorëve.

Prokurorët kërkojnë që mbledhja të zhvillohet brenda afatit më të shkurtër të mundshëm, për të hartuar propozime konkrete që do t’i paraqiten institucioneve shtetërore për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjes së magjistratëve. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

Nga tërshëra te avokado, njihuni me ushqimet që ndihmojnë në uljen e kolesterolit 

13 November, 2025
Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

Organizoi vjedhjen e tonelata drogë me vlerë miliona euro, kush është grupi që fshihet pas tentativës së rrëmbimit të kreut të bandës shqiptare

13 November, 2025
Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

Historike, Shqipëria në play-off të kampionatit botëror të futbollit 2026

13 November, 2025
Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

Asllani na hap dyert e “playoff”-it të Botërorit… në pritje të Anglisë në Tiranë

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result