Godasin sërish Simpson, imazhi i tyre shfaqet në sarkofagun 3500 vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër ushqim për adhuruesit e teorive konspirative, vjen këtë herë nga Egjipti i lashtë, ku zbulimi i fundit ka sjellë sërish reagim në rrjetet sociale.

Një grup eksploratorësh kanë gjetur një sarkofag të vjetër prej më shumë se 3500 vitesh dhe kur e hapën atë, brenda gjetën të pikturuar figurën e një gruaje, e cila ngjante shumë me personazhin e famshëm të kartonave, Marge, nga familja Simpsons.

Seriali gazmor, i krijuar nga Matt Groening prej vitesh vijon të habisë shumë njerëz anembanë botës, pasi në disa episode përshkruhen me përpikëri ngjarje shumë të rëndësishme historike, që kanë ndodhur vite më vonë, duke e bërë në këtë mënyrë, një parashikues.

Vizatimi i asaj që duket të jetë një pararendëse e përsosur e Marge Simpson u zbulua brenda kapakut të sarkofagut, së bashku me mumien dhe stolitë. Përshkrimi tregon një grua me një çehre të verdhë e cila vesh një fustan të gjelbër dhe ka një masë flokësh blu.

Varri i përkiste Tadi Ist, vajzës së kryepriftit të Djehoutit në Ashmunein.

Share This Article