Inflacioni i Mbretërisë së Bashkuar doli jashtë pritshmërive duke kaluar nivelet e 9 viteve të fundit, duke parashikuar dhe rritje të vrullshme të normave të interesit në 2022-shin.
Çmimet e konsumit u rritën me 3.2% në gusht nga një vit më parë, më lart që nga marsi 2012.
Shumica e rritjes i atribuohet edhe rënies nën nivelet e normales gjatë vitit të shkuar për shkak të pandemisë, por zyrtarët po shohin shenja të ushqyerjes së inflacionit.
Krijuesit e politikave janë zhvendosur drejt shqetësimeve në lidhje me mungesën e fuqisë punëtore dhe materiale që çojnë në inflacion të vazhdueshëm, me një rritje të kostos së energjisë që pritet të godasë në muajt e ardhshëm.
Shifrat “do ta mbajnë Bankën e Anglisë në presion”, duke përgatitur terrenin për një rritje të normës në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm”,- tha Dean Turner, ekonomist në UBS Global Wealth Management. “Në dritën e kësaj, perspektivat për paund mbeten të shndritshme.”
Paundi u rrit 0.1% kundrejt dollarit në 1.3822 dollarë dhe tregjet e parasë tani po vënë bast se BQE do të rrisë normën bazë në 0.5% deri në fund të vitit të ardhshëm.
Paralelisht, në gusht, Indeksi kryesor i Çmimeve të Konsumit në SHBA, ishte 5.3% më i lartë se një vit më parë, sipas të dhënave të publikuara më 14 shtator. Ishte muaji i tretë radhazi i inflacionit me atë ritëm. Në të kundërt, norma mesatare e shkurtuar, lloj matje nga Banka Federale, Indeksi i Çmimeve të Shpenzimeve të Konsumit Personal (PCE), ka mbetur në vetëm 2%, në përputhje me objektivin e inflacionit të bankës qendrore.
Hendeku midis frikës dhe alternativës për t’a përmbajtur, hyn në debat nëse shpërthimi aktual i inflacionit është kalimtar apo i vazhdueshëm. Ata që marrin pikëpamjen e parë argumentojnë se një numër i vogël i mallrave dhe shërbimeve kanë nxitur rritjen e inflacionit, pothuajse të gjitha të ndërprera gjatë pandemisë. Çmimi i fluturimeve, për shembull, u rrit pasi udhëtimet ajrore u rritën, por në gusht çmimet e biletave ranë pasi varianti Delta i covid-19 zbehu entuziazmin për udhëtime. Indeksi i shkurtuar është tërheqës sepse nxjerr jashtë niveleve të tilla. Jerome Powell, Kreu i Bankës Federale, ka treguar masën si dëshmi se presionet e çmimeve nuk janë ende të bazuara.
Çfarëdo të flitet, përfundimi duket mjaft qartë. Inflacioni nuk është aq i keq sa sugjerojnë titujt. Por presionet e çmimeve po përhapen në mënyrë të qëndrueshme.

