Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, vizituan Degën Doganore të Bllatës, ku inspektuan ecurinë e fazës së dytë të projektit për sistemet moderne të monitorimit me kamera në degët doganore në kuadër të një projekti të financuar nga pala britanike. Investimi i realizuar përmes Home Office shtrihet në 11 pika doganore dhe ka një vlerë prej 1.6 milionë paundësh.
Gjatë vizitës, Malaj vlerësoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për forcimin e sigurisë kufitare dhe modernizimin e administratës doganore, ndërsa drejtori i Doganave, Besmir Beja, tha se projekti ka sjellë 121 kamera të reja me teknologji moderne, duke rritur kapacitetet e monitorimit dhe kontrollit në pikat kufitare të vendit


