Lufta e re e deklaratave dhe sulmeve / SHBA dhe Irani përballen në terren

Share

Situata në Lindjen e Mesme ka prekur pikën e vlimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar përfundimin e një serie sulmesh masive ndaj objektivave iraniane në rajon. Ndërkohë, përgjigjja e Teheranit ka qenë e menjëhershme. Irani është kundërpërgjigjur duke lëshuar një valë dronësh dhe raketash në drejtim të bazave ushtarake amerikane, raporton media prestigjoze britanike, BBC.

Sipas njoftimit zyrtar të ushtrisë amerikane, operacioni i tyre shkatërroi me sukses disa sisteme të mbrojtjes ajrore, stacione të kontrollit tokësor dhe radarë iranianë. Ky sulm erdhi si një hakmarrje e drejtpërdrejtë pas rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache, ditën e hënë.

Nga ana tjetër, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) kanë deklaruar me tone të ashpra se kanë ndërmarrë goditje të koordinuara ndaj të paktën 21 objektivave që lidhen me bazat ushtarake të SHBA-së në rajon. Në shënjestër kanë qenë edhe objekte në Bahrein dhe Jordani. Alarmi ka përfshirë edhe shtetet fqinje, ku ushtria e Kuvajtit njoftoi zyrtarisht se i është dashur të ndërhyjë urgjentisht për të zmbrapsur një sulm të ngjashëm që po kërcënonte territorin e saj.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit