Kryeministri Edi Rama ka vijuar akuzat ndaj Iranit, duke deklaruar se ky shtet është i përfshirë në protestat për Zvërnecin.Përmes një statusi në rrjetin social X, ai ka replikuar me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane, i cili më herët kundërshtoi pretendimet e Ramës se Teherani është i përfshirë.
“Ja edhe qeveria e Ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!”, shkruan Rama.Në reagim, kreu i qeverisë thekson se marrëdhëniet me Iranit janë të ndërprera kësisoj Shqipëria nuk mund të marrë leksione nga një vend që ka sulmuar vazhdimisht.
“Sa i përket sovranitetit, Shqipëria nuk merr leksione për sovranitetin nga një qeveri, operativët e së cilës u kapën duke kryer sulme kibernetike ndaj shërbimeve dhe institucioneve publike shqiptare, gjë që çoi në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Iranit”, shkruan Rama.


