Albania
Jetojnë me qira në Tiranë, kush janë deputetët të cilëve u paguhet shtëpia nga Kuvendi
Çdo muaj, Kuvendi i Shqipërisë paguan qiranë për 19 deputetë të cilën vijnë nga qytete të largëta.
10 deputetë të Partisë Socialiste, 5 të Partisë Demokratike, 2 të PSD-së dhe 2 të PDIU-së marrin kompensim 350 mijë lekë të vjetra për shtëpitë që përdorin në Tiranë.
Përpara se ta bëjë këtë, Kuvendi ju kërkon deputetëve certifikatë familjare, vërtetim nga hipoteka e Tiranës se asnjë anëtar i familjes së tyre nuk ka shtëpi si dhe një kopje kontrate qiraje.
Fatura mujore për këtë shërbim ndaj deputetëve është 7 milionë lekë të vjetra.
Nga të dhënat e siguruara nga Report TV, ata që e kanë kërkuar këtë financim nga Kuvendi, për Partinë Socialiste, janë: Antoneta Dhima , Fadil Nasufi, Teuta Ramaj , Baftjar Zeqaj, Enslemvera Zake, Niko Kuri, Anduel Tahira, Pranvera Resulaj dhe Mirela Pitushi.
Kompensim marrin dhe dy deputetët e Tom Doshit në Shkodër, Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.
Të drejtën për qira të paguar nga shteti mes demokratëve e kanë shfrytëzuar: Saimir Korreshi, Eralda Bano, Greta Bardeli, Sorina Koti dhe Arbi Agalliu. 350 mij lekëshin çdo muaj e kanë marrë edhe dy deputetët çamë: Gëzim Ademaj dhe Nusret Avdulla.
Vihet re se përgjithësisht, ata që e kanë kërkuar edhe këtë bonus nga lekët e taksapaguesve, nuk hyjnë tek deputetët më aktivë të parlamentit, bazuar në raportet e monitorimit.
Por pagesa për qiranë është një prej bonuseve të deputetëve. Ata kompensohen edhe për shpenzime telefonike, në vlerën 170 mijë lekë të vjetra në muaj, edhe pse paketat telefonike pa limite në treg janë shumë herë më të lira.
Vetëm për qira dhe telefon gjatë muajit gusht deputetëve ju janë dhënë mbi 27 milionë lekë të vjetër.
Paga e deputetëve, tashmë e rritur kap shifrën 3 milionë lekë në muaj. Ligjvënësit marrin edhe dieta për udhëtimet e tyre.
DEPUTETËT QË U PAGUHET QIRAJA:
Antoneta Dhima PS, Fier
Fadil Nasufi PS, Berat
Teuta Ramaj PS, Vlorë
Baftjar Zeqaj PS, Fier
Enslemvera Zake PS, Korçë
Niko Kuri PS, Vlorë
Anduel Tahiraj PS, Vlorë
Pranvera Resulaj PS, Vlorë
Hatixhe Konomi PS, Berat
Mirela Pitushi PS, Fier
Gledis Çeliku PSD, Shkodër
Meri Markiçi PSD, Shkodër
Saimir Korreshi PD, Fier
Eralda Bano PD, Fier
Greta Bardeli PD, Shkodër
Sorina Koti PD, Korçë
Arbi Agalliu PD, Vlorë
Gëzim Ademaj PDIU, Vlorë
Nusret Avdulla PDIU, Fier
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
