KANADA/ “Shqiponjat e Vogla” çel sezonin e festivaleve, mirëpret valltarët e rinj

 8,465 total views,  1 views today

Toronto- Kanada

Ansambli i vetëm folklorik shqiptar në Toronto, “Shqiponjat e Vogla” është dëshmi e vazhdimit të ruajtjes së traditës në mërgim. Me një punë vullnetare mbi 10 vjet, koreografi shqiptar Ramazan Këllezi në mjaft aktivitete të ndryshme artistike ka prezantuar folklorin shqiptar përmes valles popullore. Falë punës së palodhur, përkushtimit dhe pasionit, tashmë 3 breza në Toronto kërcejnë dhe shijojnë vallen shqipe.  

Vlen për t“u risjellë në kujtesë performanca e valles së Tropojës nga  “Shqiponjat e Vogla”  në Air Canada Center në Toronto. Me praninë e ikonës së valles shqiptare Liliana Cingu dhe të udhëhequr nga koreografi Ramazan Kellezi, ansambli kërceu gjatë ndeshjes Toronto Raptors me Phoenix Suns në fushën e NBA, si pjesë e Natës së Trashëgimisë Shqiptare në vitin 2015.

Pas një pauze pothuaj 2-vjeçare për shkak të pandemisë globale COVID-19, “Shqiponjat e Vogla” do të rikthehen  në vëmendje duke bërë një apel për të gjithë ata të rinj që duan të bëhen pjesë e ansamblit.  Klasat e kërcimit vijojnë dhe kush ka dëshirën për tu bërë pjesë e “Shqiponjave e Vogla” mund të na kontaktojë në këtë numër telefoni (416) 835-0758.
Grupmoshat më të kërkuara janë vajza nga 8-12 vjeç dhe djem të moshave 15-20 vjeç.

Foto: Genti Hali Photographyampress.ca