Katër të vdekur dhe 120 të lënduar nga tërmeti në Izmir

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia turke e lajmeve Anadolu, ka raportuar se katër viktima janë konfirmuar në Izmir nga tërmeti prej 6.6 shkallësh që e goditi sot Turqinë Perëndimore.

Përpos viktimave, vetëm në këtë qytet u raportuan edhe 120 persona të lënduar. Lajmin e bëri të ditur Agjencia shtetërore e Fatkeqësive.

Ndryshe, tërmeti i ka prekur edhe ishujt grek që ndodhen në Detin Egje.

Agjencia Anadolu ka shkruar se tërmeti ka qenë me fuqi prej 6.6 shkallësh, por disa medie tjera ndërkombëtare kanë shkruar se fuqia e dridhjes ka qenë rreth 7 shkallë të Rihterit.

Share This Article