Të mërkurën do të zhvillohet derbi anglez mes Liverpoolit dhe Tottenhamit. Në një konferencë për media, trajneri Jurgen Klopp, ka lavdëruar atë të “Spurs”, Jose Mourinhon, duke thënë se ka treguar aftësi të mira rikthimi.
“Ai ka treguar disa aftësi rikthimi, është shumë mbresëlënëse ajo që ai ka bërë në Tottenham”, ka deklaruar Klopp para mediave.
Klopp ka lavdëruar edhe mënyrën e lojës së Tottenhamit duke thënë se këtë vit, kjo skuadër është kthyer jashtëzakonisht shumë me rezultate poziitve.
“Ata marrin rezultate të mira me paraqitje, por nëse nuk janë në kulmin e tyre, ana ende fitojnë. Mbrohen së bashku, janë mbresëlënës”, ka shtuar ia, raporton bbc.
Trajneri i “Reds”, i pyetur për lojtarët Harrye Kane dhe Son Heung-min, ka deklaruar se nëse edhe po të mbahen të dytë nën kontroll, ekipi kundërshtar ka “kërcënues” akoma më të mirë.
“Kam shumë gjëra të mira për të thënë në lidhje me Tottenhamin. Por ne do të luajmë dhe të fitojmë ndeshjen, edhe nëse janë në një moment të mirë”, është shprehur trajneri gjerman.
Aktualisht, Liverpooli gjendet në pozitën e dytë të tabelës me 25 pikë, njëjtë sa ka edhe Tottenhami i cili renditet i pari. Të dy skuadrat, nga 12 ndeshjet e zhvilluara kanë 7 fitore, 4 barazime dhe nga 1 humbje.