Klopp synon ta përforcojë skuadrën në mbrojtje

 439 total views,  1 views today

Trajneri i Liveproolit, Jurgen Klopp, është në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Lëndimi i Virgil van Dijkut dhe Joe Gomezit, ka bërë që trajneri gjerman të kërkojë të përforcohet gjatë miniafatit kalimtar të janarit.

Vet trajneri ka bërë të ditur se janë të hapur për t’u përforcuar. 

“Do të shohim se çfarë mund të bëjmë në janar. Ne do të kërkojmë një zgjedhje gjatë afatit kalimtar, por për momentin nuk kemi ndonjë ide se si do të rrjedhin gjërat”, u shpreh Klopp.

Së fundi thuhet se Liverpool ka shprehur interesim për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •