Koronavirusi, Guterres: Koha për t’u përgatitur, jo për panik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk është koha për panik, por për t’u përgatitur plotësisht për përhapjen e koronavirusit në të gjithë botën”, tha sot sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një deklaratë të shkurtër për shtyp.

Ai theksoi se ka ardhur koha që qeveritë të marrin masa dhe të bëjnë çdo gjë të mundur për të frenuar sëmundjen, pa vënë damka dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

“Ne e dimë që menaxhimi i sëmundjes është i mundur, por dritarja e mundësive po ngushtohet”, shtoi ai.

Gjithsej 78824 raste infektimi dhe 2788 vdekje janë regjistruar në territorin e Kinës, që nga fillimi i epidemisë.

Në pjesën tjetër të botës, koronavirusi ka infektuar më shumë se 5000 persona dhe ka shkaktuar 80 viktima./ATSH/

Share This Article