Kosova drejt formimit të institucioneve të reja /Të hënën pritet certifikimi

Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duke hapur rrugën për certifikimin zyrtar dhe nisjen e procesit për formimin e institucioneve të reja.

101 deputetë nga legjislatura e kaluar do të jenë pjesë edhe e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Nga 120 ulëset e Kuvendit, vetëm 9 deputetë do të jenë për herë të parë pjesë e institucionit ligjvënës. Pesë prej tyre vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa katër nga Lista Serbe, shkruajnë mediat në Kosovë.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 53 mandate, Partia Demokratike e Kosovës 22, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7 mandate.

Nga deputetët e legjislaturës së kaluar, 48 nga Vetëvendosje kanë arritur të rizgjidhen, 19 nga PDK-ja, 15 nga LDK-ja dhe 6 nga Aleanca.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit