Kreu i sindikatës: Mësimi online një dështim

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sistemi Arsimor Shqiptar është përballur me probleme të shumta në vitet e fundit. Kjo ndodhi në kushtet kur qeveria premtoi se arsimi do të jetë prioritet, por sot buxheti i miratuar për arsimin është shumë herë më i ulët se shtatë vite më pare thotë President i Sindikatave të Pavarura të Arsimit Shqiptar, Nevrus Kaptelli.

I ftuar në emisionin Ditë e  Re, me moderator Arjon Muça dhe Arjola Shehu Kaptelli na njohu me disa nga problematikat kryesore që arsimi po përballet në kohë pandemie.

Udhëzimet për zbatimin e mësimit në kohën e virusit nuk po zbatohen në pjesën më të madhe të vendit.

Kapllani thote :” Mësimi online është një dështim. Pjesa më e madhe e mësuesve dhe nxënësve nuk kishin akses në internet dhe po të kthehemi në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë thotë se mësimi i detyrueshëm është falas. Ne shohim se mësimi online nuk është më falas sepse nxënësit dhe mësuesit po e blejnë internetin dhe Ministria e Arsimit nuk mori asnjë masë për t’ia siguruar falas.”

Sipas tij sistemi ynë arsimor është i patrajnuar dhe i papërgatitur.

“Ministritë e Arsimit të vendeve fqinje si Mali i Zi apo Kosova nëpërmjet projekteve kanë bërë të mundur t’i trajnojnë mësuesit me teknologjinë bashkëkohore, madje Maqedonia i ka pajisur mësuesit të gjithë më laptop.Nëse ne po shohim se teknologjia po ecën me hapa të shpejta dhe po përparon dita ditës, mësuesit tanë janë të patrajnuar për këtë. Kjo u reflektua qartë në fillimet e pandemisë, kur mësuesit dhe nxënësit nuk kishin as akses në internet.”

Shpenzimet për shërbimin e internetit arrijnë në 2 miliard lekë në muaj, thotë Z.Kaptelli.

Në pjesën më të madhe të zonave rurale mësimi online nuk zhvillohet sepse ka familje ne kufijtë e jetesës që nuk kanë mundësi ta blejnë internetin.

Presidenti i Sindikatave të Pavarura të Arsimit Shqiptar shpreh shqetësimin se nuk po meren masa sepse askush nuk e di si do të vazhdojë kjo situatë dhe si do të zhvillohet mësimi pas Vitit të Ri.

Share This Article