Kur mund të përballet në gjyq Rama me Berishën

albnews
By
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama pritet të thirret si dëshmitar në seancat e radhës që do të mbahen për dosjen “Partizani” ndaj kreut të PD, Sali Berisha dhe të pandehurve të tjerë.

Ai do të thirret si dëshmitar në cilësinë e ish-kreut të Bashkisë së Tiranës, pasi GJKKO pranoi kërkesën e Sali Berishës.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një ballafaqim Rama-Berisha, të cilët siç e ka cilësuar kryedemokrati do të jetë “përballja e shekullit”.

Megjithatë, ish prokurori Eugen Beci, gazetarët Klodiana Lala dhe Eni Ferhati të ftuar në emisionin “Opinion”, kanë shprehur informacionet e tyre se kur mund të jetë data më e përafërt e këtij ballafaqimi, nëse do të ndodhë…

Pjesë nga diskutimi:

Blendi Fevziu: A ka një datë të përafërt se kur duhet të zhvillohet kjo seancë?

Eugen Beci: Duke iu referuar faktit që është provë e mbrojtjes, e kërkuar nga mbrojtja. Duke iu referuar faktit që ka shumë dëshmitarë të tjerë, që do mblidhen dhe do thirren për shqyrtim nga prokuroria, do të kemi një kohë të gjatë për të diskutuar nëse do të shkojë, apo jo kryeministri.

Klodiana Lala: Ndoshta nga fundi i dhjetorit, ose fillimi i janarit të vitit të ardhshëm.

Eni Ferhati: Ndoshta e “karikuam” në publik që do të kemi një përballje nesër. Mbas verës mendohet, sepse vetëm lista e SPAK, që ka kërkuar si dëshmitarë, duke nisur nga 30 prilli, që janë 7 dëshmitarët e parë në mos gaboj, por ndërkohë që janë më shumë se 30 dëshmitarë që do të pyeten, duhen disa seanca. Muaji gusht është pushim, mendoj që ndoshta nga tetori do të jemi në këto ujëra.

Share This Article