Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk iu nënshtrua kërcënimeve të Serbisë

 230 total views,  1 views today

Kandidati për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka reaguar pas rrahjes së të birit të diplomatit serb në Kosovë, Nenad Rashiq.

Kurti ka thënë se sulmi është i organizuar dhe motivet kanë të bëjnë me babin e tij. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt, shkruan Gazeta Express.

Ai këto deklarime i ka bërë me anë të ‘Facebook’-ut, teksa ka dhënë edhe një premtim për qeverinë e tij.

Postimi i plotë:

Me keqardhje të madhe morëm lajmin se sot në Graçanicë, djaloshi 18 vjeçar, Nikolla Rashiq, u rrah brutalisht me armë të ftohta. Nikolla është i biri i Nenad Rashiqit, politikanit demokrat e të mirënjohur serb në Kosovë.

Duket se ky krim banditesk ndaj Nikolla Rashiqit është i organizuar dhe ka të bëjë me prindin e tij që nuk u thye e as s’u nënshtrua ndaj trysnisë e kërcënimeve të Serbisë. Me gjasë, meqë nuk e frikësuan dot Nenad Rashiqin, ia rrahën të birin Nikollën.

Në qeverinë tonë të re do të punojmë që të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie kombëtare të jetojnë të sigurtë.

Kërkoj që organet e rendit urgjentisht ta zbardhin këtë rast dhe kriminelët të përgjigjen para drejtësisë, ndërkaq Nikollës i uroj shërim të plotë e të shpejtë. 

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •