1
Charles Leclerc, një vit më parë, pati një episod të pakëndshëm, kur një tifoz që i kërkoi të bënin “selfie”, i vodhi orën e shtrenjtë.
Piloti i Ferrarit, i cili ndodhej në Livorno të Italisë, pa se si i morën nga dora një orë Richard Mille të personalizuar, vlera e së cilës ishte rreth 300 000 euro.
Një vit më pas, policia italiane njoftoi se ka arrestuar hajdutët dhe me këtë rast publikoi edhe videot ku duket Leclerc duke ndjekur me makinë keqbërësit, të cilët lëviznin me motor dhe më pas, për të humbur gjurmët, me një makinë.
Piloti nga Monako ishte me makinën e tij Ferrari 488 Pista, që arrin shpejtësi deri në 340 km/h, por pavarësisht kësaj, hajdutët arritën të largoheshin dhe të fshiheshin në Napoli.