Liderët perëndimorë morën trenin e natës për në Kiev

albnews
By
1 Min Read

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë marrë trenin e natës për në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev; për të treguar mbështetjen e tyre, ka raportuar e përditshmja italiane La Republica.

Vizita e tre liderëve evropianë ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, derisa synojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës, transmeton Telegrafi.

Vizita e liderëve në Kiev u raportua edhe gjatë ditës së djeshme nga mediumi gjerman ZDF.

Kancelari Scholz nuk e ka vizituar Kievin që nga fillimi i luftës.

Vlen të theksohet se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama si dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq kanë vizituar dje Kievin, ku u takuan me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Share This Article