Logoja e artistit nga Kosova, do të shoqërojë “Javën e Flamurit”

albnews
By
1 Min Read

Pas hapjes së konkursit për logon e aktiviteteve festive për 28-29 Nëntorin, mes dhjetëra propozimesh, u shpall fitues krijimi i Zeni Ballazhit, që ndërthur elemente të flamurit tonë.

“Shqiponja e artistit nga Kosova, Zeni Ballazhi do të shoqërojë “Javën e Flamurit””, bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Fituesi i konkursit të çelur më 3 nëntor u përcaktua nga Kolegjiumi i përbërë me ekspertë të fushës, i ngritur për këtë qëllim në Ministrinë e Kulturës.

Në garë u paraqitën 53 aplikantë dhe 75 logo./ATSH/

Share This Article