LSDM-ja ka publikuar një letërnjoftim të Bullgarisë me pretendimin se i takon kandidates së pavarur për Qytetin e Shkupit Danella Arsovska.
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev në emisionin “Utrinski brifing” u shpreh siç tha i sigurt që Arsovska ka shtetësi bullgare, duke kërkuar nga e njëjta të tërhiqet nga gara për kreun e Shkupit.
“Menjëherë të tërhiqet, nuk mund ta nënçmojë popullin aq shumë. Unë e kuptoj të thotë se: përparësitë e mija janë këto ose ato, se jam me përvojë ose se jam grua. E gjithë kjo është në rregull. Por të thotë, qytetar të nderuar e kam edhe këtë (nënshtetësinë), dhe në rregull është gjithçka mund të shkojmë. Por kjo del tani tre ditë para fundit të fushatës dhe katër ditë para zgjedhjeve, ajo menjëherë të tërhiqet nëse pak e do Shkupin dhe shkupjanët”, tha Zoran Zaev, LSDM.
Por kandidatja e pavarur Danella Arsovska hodhi poshtë këto akuza të LSDM-së duke thënë se nuk ka nënshtetësi bullgare dhe emrin nuk e ka Daniella. Ajo shtoi se LSDM-ja do të përgjigjen për shpifje ndaj saj.