Selektori i Spanjës, Luis Enrique ka analizuar barazimin pa gola me Suedinë. Ai ka shprehur keqardhje për rezultatin.
“Një kundërshtar që ka vendosur të mbrohet dhe të bazojë çdo gjë në topa të gjatë. Suedia madje ka pasur rastin të fitojë. Është barazim dhe ndihem keq për lojtarët dhe për tifozët”, ka thënë Enrique. “Ajo që u munduam ishte të krijonim raste për gol. Fusha nuk ka ndihmuar shumë. Lojtarët janë ankuar. Ne kemi krijuar shanse, por duhet t’i konkretizojmë ato”.
Ai i ka dalur në mbrojtje Alvaro Moratas, që sipas “Marca” është fishkëllyer pas ndeshjes. “E kam parë që i kanë duartrokitur. Ky është një vend që … Duhet të provoj të forcoj lojtarët. Morata është lojtar i madh që bën gjëra në sulm dhe mbrojtje. Ai ka personalitetin e duhur për të kaluar këtë dhe unë do të preferoja ta duartrokisnin”, ka theksuar Enrique.