Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar edhe 509 raste të reja të infeksionit me koronavirusin e ri.
509 raste të reja janë nga testimi i 2813 mostrave.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 99.917 persona me koronavirusin e ri, 3085 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 90.096, ndërsa janë 6736 raste aktive.