Marrëveshje Shqipëri–Kosovë për policim rrugor të përbashkët në sezonin turistik 2026

Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit homologun e tij, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha.Marrëveshja, e cila është dëshmia e radhës e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy policive, ka në bazë fluksin e lartë të përvitshëm të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit veror, si dhe lëvizjen intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Ky akt bashkëpunimi synon të vendosë në qendër të policimit rrugor teknologjinë dhe të shmangë ndalimet e automjeteve pa shkak. Gjithashtu, marrëveshja synon të intensifikojë angazhimin e përbashkët të efektivëve të të dyja policive për parandalimin e aksidenteve rrugore, konstatimin e shkeljeve rrugore, menaxhimin e flukseve të lëvizjes, shmangien e trafikut, goditjen e krimeve ndërkufitare dhe rritjen e vigjilencës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.Marrëveshja, e cila është dëshmia e radhës e bashkëpunimit vëllazëror ndërmjet dy policive, ka në bazë fluksin e lartë të përvitshëm të shtetasve dhe mjeteve nga Kosova gjatë sezonit veror, si dhe lëvizjen intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Ky akt bashkëpunimi synon të vendosë në qendër të policimit rrugor teknologjinë dhe të shmangë ndalimet e automjeteve pa shkak.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit