Britania është përfshirë nga një krizë e fortë në nivel kombëtar sa i përket karburantit për shkak se janë mbyllur 1500 pika të tilla. Për këtë arsye janë krijuar radhë të gjata në stacionet e benzinës në Watford, teksa sot shënohen dita e tretë në këtë gjendje. Rrugët janë bllokuar pasi shoferët janë dyndyr të mbushin makinat e tyre. Duke folur për Sky News sot, ministri i Kabinetit tha: “Ne duhet t’i sigurojmë njerësit se ka jaftueshëm benzin ë në vend. I pyetur se kush e krijoi situatën, ai tha: “Ishte një takim i cili u zhvillua rreth 10 ditë më parë, një takim privat në të cilin një nga shoqatat e transportit vendosi të zbulojë detajet në media, dhe kjo ka krijuar, siç e kemi parë, një shkallë mjaft të madhe shqetësimi pasi njerëzit natyrshëm reagojnë ndaj atyre gjërave.
Arsyeja janë kriteret e shumta që nevojiten një kualifikim të veçantë për personat që transportojnë substanca të konsideruara të rrezikshme. Qeveria britanike i kërkoi njerëzve të mos përfshihen nga paniku i blerjes. “Vazhdoni blerjen e karburantit si normalisht”- tha sekretari i transportit, Grant Shapps. Nuk është mungesa e karburantit ajo që po shkakton krizën në Mbretërinë e Bashkuar , por një mungesë shoferësh të kamionëve cistern ka goditur zinxhirët e furnizimit në mbarë vendin.