Meta: Çështja e aeroportit e sajuar

 4,517 total views,  2 views today

 Presidenti i Republikës Ilir Meta u shpreh sot se çështja e aeroportit, është e sajuar.

Duke folur në një intervistë televizive, Meta tha se, “nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar. Unë e kam bërë të qartë se për shkak të pandemisë, paga dhe trajtimi duhet t’i përshtatet kësaj situate”.

“Nuk jam dakort me lënien e detyrës. Ka pasur mungesë vullneti për një zgjidhje, sepse edhe më herët janë konstatuar probleme të menaxhimit të këtij institucioni, që nuk kanë marrë përgjigje”, theksoi Meta.

“Populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me popuj të huaj, por do të jetë zot në vendin e vet dhe në tokën e tij. Ky vend do të ketë fëmijë dhe të ardhme”, tha Meta.

“Kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti im dhe i zotit Berisha”, tha Meta, duke shtuar se, “Rama nuk mund të ndërtojë dot raporte partneriteti me të tjerët, qoftë me kundërshtarët apo ata që mund të ketë në koalicion. Partneriteti është i llojeve të ndryshme bazuar mbi disa parime, mbi disa norma. Ai ka gjithmonë marrëdhënie të tilla të cilat kanë të bëjnë thjeshtë me raportin me pushtetin”.

“Kur ai ka pushtet dhe mendon që të tjerët janë nën pushtetin e tij ka marrëdhënie të shtypjes të vendosjes së çizmes në qafën e vartësve”, theksoi Meta.

Meta tha se “personaliteti i Bashës është një personalitet i një politikani në Bashkimin Europian”.

“Më 25 prill, askush nuk do ketë shans të tjetërsojë vullnetin e popullit. Qytetarët shqiptarë nuk do të lejojnë që vendi i tyre të shkojë në greminë. Shqiptarët me zgjedhjet e 25 prillit, do bëjnë ‘restart’ të demokracisë dhe të vendit të tyre”, u shpreh Meta.

“Zbatimi i Reformës në Drejtësi, është kthyer në ‘Ramaformë’. Çdo ndryshim i Reformës do ndodhë në Parlament dhe me partnerët tanë ndërkombëtare dhe derisa të ndodhë kjo do zbatohet legjislacioni aktual. Çkapja e shtetit dhe e Reformës në Drejtësi do të ndodhë në 25 prill, kjo është e padiskutueshme”, tha Meta.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •