Meta: Nderim dhe respekt për mësuesit

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët shqiptarë në Ditën e Mësuesit.

“Të dashur mësues, pedagogë e profesorë shqiptarë: Gëzuar nga zemra 7 Marsin, Ditën e Mësuesit! Nderim përjetë, respekt dhe mirënjohje ndaj veprës tuaj të ndritur dhe suksese në misionin fisnik të përçimit të dijes dhe vlerave qytetare e atdhetare!”, shkroi Meta në Facebook.

Ashtu sikurse në Shqipëri, edhe në Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, sot shënohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit, e cila është një ngjarje me rëndësi kulturore, ku të gjithë kujtojnë mësuesit e parë të shkronjave shqipe.

Më 7 mars 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply