Meta: Zero vëmendje ndaj Parlamentit me zero opozitë, ndryshimi është brenda në kuti

 4,791 total views,  1 views today

Komisioni i Ligjeve do të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste është depozituar tashmë në Kuvend dhe pritet miratimi nga Komisioni i Ligjeve.

Menjëherë pas vendimit për shqyrtimin e kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor te ligjit, ka ardhur edhe reagimi i këshilltarit të Presidentit Ilir Meta përmes një statusi në Facebook, ku ironizon parlamentin, shkruan se ndryshimi është në kuti dhe bën apel për hapjen e tyre.

Postimi i plotë:

Zero vëmendje ndaj Parlamentit me Zero opozitë.
Ndryshimi është brenda në kuti.

Hapni kutitë! Numëroni dhe rinumëroni me transparencë çdo votë sipas Kodit Zgjedhor.
Çdo shkelje dhe manipulim të evidentohet me qetësi deri në fund të procesit!

Shqiptarëve nuk mund t’ju grabitet kurrsesi vota dhe vullneti i shprehur përmes saj.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •