Ministri Balla bën bilancin e 24 orëve të fundit të aksioneve policore: Janë vendosur para drejtësisë persona në kërkim, ja çfarë është sekuestruar

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të aksioneve të Policisë së Shtetit, “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”.

Balla bën me dije se janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar si dhe janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak.

Gjatë këtyre aksioneve në 24 orët e fundit, mësohet se janë ndaluar persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike dhe në organizim lojra fati të paligjshme.

“Nxis Policinë e Shtetit të forcojë kontrollin në territor dhe parandalojë ngjarjet kriminale”, thekson ministri Balla.

Reagim Taulant Ballës:

Policia e Shtetit po vijon zbatimin e Operacioneve Kombëtare “Tempulli 2” dhe “Sundimi i ligjit”. Lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, kundër armë-mbajtjes pa leje dhe kundër pandëshkueshmërisë ka shënuar rezultate të dukshme në disa qarqe gjatë 24 orëve të fundit.


Janë identifikuar dhe vendosur para drejtësisë persona në kërkim ndërkombëtar/kombëtar, janë sekuestruar armë zjarri dhe municion luftarak, janë ndaluar persona të përfshirë në shpërndarje lëndësh narkotike dhe në organizim lojra fati të paligjshme. Nxis Policinë e Shtetit të forcojë kontrollin në territor dhe parandalojë ngjarjet kriminale.

Share This Article