BE kërkon 3.8 milionë punëtorë

albnews
By
1 Min Read
????????????????????????????????????

Bashkimit Evropian i mungojnë rreth 3.8 milionë punëtorë, më së shumti nga fusha e mjekësisë, specialistë dhe punëtorë të kualifikuar nga metalurgjia si dhe teknologjia informative, njofoton EUROSTAT-i.

Më së shumti, rreth 1 milion e 200 mijë punëtorë i kërkon Gjermania, ku nga janari i vitit 2020-të, do të hyjë në fuqi një mënyrë e thjeshtëzuar e miratimit të vizave gjashtëmujore, për ata që duan të kërkojnë punë. Kjo masë i referohet të gjitha vendeve jashtë BE-së, përfshirë Ballkanin Perëndimor, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Krahas Gjermanisë, rreth 821.000 punëtorë të kualifikuar i kërkon Britania e Madhe pasuar nga Çekia me 271.000, Polonia 156.000, Belgjika 149.000, Austria 126.000, Spanja 125.000, Suedia 103.000 si dhe Hungaria 87.000.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply