Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 220 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, teksa nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Muaji gusht do të jetë i hapur për vaksinimin antikovid për çdo qytetar mbi 18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë u bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat antikovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Në 24 orët e fundit janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 220 qytetarë, në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnjë, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Pogradec, Berat, 2 raste në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Roskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Përrenjas.
Aktualisht janë 1271 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (10 gusht 2021)
Raste të reja ditore 220
Të shëruar në 24 orë 31
Të shtruar në spitale 33
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 5536
Testime totale 938,527
Raste pozitive 134,201
Raste të shëruara 130,470
Raste aktive 1,271
Humbje jete 2,460
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 447
Shkodër 189
Vlorë 139
Elbasan 120
Fier 120
Lezhë 65
Durrës 58
Berat 40
Kukës 31
Gjirokastër 28
Korçë 17
Dibër 8