Muriqi, përforcimi më i mirë i Fenerbahçes në vitet e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, nuk e ka fituar vetëm simpatinë e tifozëve të Fenerbahçes, por edhe të ish-lojtarëve dhe legjendave të këtij klubi. Ridvan Dilmen, legjenda e Fenerbahçes që tash është analist sportiv, në një intervistë për mediumet turke të enjten, ka pasur vetëm fjalë të mira për shtatlartin.

Dilmen 56-vjeçar pret shumë nga Muriqi në edicionin e ri, që sipas tij do të jetë lojtari kryesor te Fenerbahçe, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai ka insistuar se Muriqi është përforcimi më i mirë që Fenerbahçe e ka bërë viteve të fundit.

Muriqi 25-vjeçar, në fillim të muajit të shkuar iu bashkua Fenerbahçes nga Rizespori për 3.5 milionë euro dëmshpërblim. Ai menjëherë ka shkëlqyer me ekipin nga Stambolli, duke shënuar gola dhe asistuar në ndeshjet e fazës parasezonale.

“Me vite të tëra te Fenerbahçe janë shpenzuar para të mëdha. Por Vedat Muriqi është transferimi më i qëlluar i viteve të fundit. Është një lojtar i lirë dhe me vetëbesim të madh, pikërisht një i tillë i është dashur Fenerbahçes për sulm”, është shprehur Dilmen, i cili me fanellën e Fenerbahçes ka regjistruar 108 ndeshje dhe ka realizuar 32 gola (1987-1994).

Share This Article