Ndalohen 13 shtetas të Shqipërisë në Ohër, punonin pa leje adekuate

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme janë ndaluar 13 shtetas të Shqipërisë në Ohër. Sipas Policisë, të njëjtit janë kapur duke punuar pa leje adekuate.

“Me datë 14.04.2025 në ora 13:00, në afërsi të një kompleksi hotelier në rrugën “Naumi i Ohrit” në Ohër, punonjësit policorë të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” kanë ndaluar 13 shtetas shqiptarë të cilët paraprakisht ishin kapur duke kryer aktivitete ndërtimore pa leje të rregullt pune.

Nga masat e marra është konstatuar se ata më datë 14.04.2025 kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në vend, por nuk posedojnë leje përkatëse dhe leje qëndrimi të përkohshëm për punë, konform nenit 80 të Ligjit për të Huajt”, thonë mes tjerash nga MPB.

Share This Article