Ndërtimi i HEC-it në Madhesh të Matit, banorët protestë para Bashkisë: Është firma e kryetarit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, duke pretenduar se pas ndërtimit të HEC-it qëndron vetë ai për përfitime personale.

Këtë të hënë banorët e Madheshit në Mat kanë protestuar para Bashkisë së Matit, kundër ndërtimit të një HEC-i në zonën e tyre. Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Matit Agron Malaj, duke pretenduar se pas ndërtimit të HEC-it qëndron vetë ai për përfitime personale.

Sipas tyre, firma e kryetarit të Bashkisë, e regjistruar në emrin e të vëllait do të ndërtojë në lumë, që sipas tyre është i vetmja mundësi për të jetuar. Ndërsa kanë paralajmëruar se do të mbrojnë me çdo kusht kauzën e tyre, duke paralajmëruar përplasje edhe në Gjykatë.

Kryetari i Bashkisë kërkon të na heqë ujin dhe të na vrasi. Ne do ta mbrojmë në çdo kusht dhe çdo lloj forme. Do të vijë dhe dita e gjykimit për ty. Ke ardhur në Bashki për të na vrarë, po ne nuk do ta lejojmë. Ujin po na e merr kryetari i Bashkisë “ARM Albania”, Agron Rauf Malaj. I jam drejtuar persnalisht, e ka ndërruar emrin e firmës, e ka vendosur në emrin e të vëllait,”-tha një prej protestuesëve.

Share This Article