Ndeshja Maqedoni-Kosovë do të zhvillohet pa prezencën e publikut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë mbledhjes së sotme ka pranuar rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Krahas mbyllës së shkollave qeveria vendosi që të gjitha ndeshjet sportive të luhen pa prezencën e publikut dhe atë për 30 ditët e ardhshme. Sipas këtij vendimi ndeshja e shumëpritur Maqedoni-Kosovë e paraparë për më 26 mars definitivishtë do të zhvillohet pa prezencën e publikut.

“Ndalohet mbajtja e ndeshjeve sportive me publikë në 30 ditët e ardhshme, në territorin e gjithë shtetit”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Share This Article