Rreth 3 milionë punëtorë në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe emigrantët që punojnë dhe paguajnë taksa në vend, mund të përfundojnë duke kursyer më pak për pensionet e tyre si pasojë e një ndryshimi të propozuar në rregullat e kontributeve pensionale.
Sipas propozimit, do të vendoset një tavan prej £2,000 në vit për kontributet pensionale që nuk i nënshtrohen National Insurance. Çdo shumë mbi këtë kufi do të tatohej me rreth 8% për të ardhurat bazë deri në £50,270.
Qeveria pretendon se kjo masë mund të gjenerojë rreth £4.8 miliardë të ardhura shtesë për financat publike gjatë dekadës së ardhshme.
Megjithatë, analiza dhe të dhëna të cituara nga një kërkesë për informacion (FOI) sugjerojnë se ndryshimi mund të ndikojë negativisht në kursimet afatgjata të qytetarëve dhe punëtorëve në UK. Sipas vlerësimeve të HMRC, rreth 2.3 milionë njerëz mund të ulin kontributet e tyre pensionale, ndërsa në total deri në 2.9 milionë tatimpagues, përfshirë edhe punëtorë emigrantë, mund të preken duke kursyer më pak për pension.
Kritikët paralajmërojnë se masa mund të funksionojë si një “taksa mbi punën”, pasi një pjesë e konsiderueshme e barrës financiare pritet të bjerë mbi punëdhënësit, të cilët mund të përballojnë kostot shtesë ose të ndryshojnë skemat e përfitimeve për punonjësit.
Ish-ministri i pensioneve Steve Webb tha se politika është në kundërshtim me përpjekjet e qeverisë për të rritur kursimet pensionale:
“Është shqetësuese që në një kohë kur po tentohet të adresohet problemi i nën-kursimit për pension, një politikë tjetër e qeverisë mund të bëjë që miliona njerëz, përfshirë punëtorë vendas dhe emigrantë, të kursejnë më pak,” u shpreh ai.
Ai shtoi se një pjesë e madhe e të prekurve janë tatimpagues me normë bazë, duke ngritur shqetësime për ndikimin tek punëtorët e zakonshëm.
Një tjetër pikë kyçe e debatit është ndikimi mbi skemat e njohura si salary sacrifice, ku punonjësit sakrifikojnë një pjesë të pagës së tyre për të kontribuar drejtpërdrejt në pension, duke përfituar nga kursime tatimore.
salary sacrifice pension scheme mund të bëhet më pak tërheqëse nëse rregullat e reja rrisin kostot ose ulin përfitimet e saj, duke çuar potencialisht në ulje të kursimeve pensionale si për punëtorët vendas ashtu edhe për emigrantët.
Debati vazhdon mes qeverisë, e cila e sheh masën si mënyrë për të rritur të ardhurat publike, dhe kritikëve, të cilët paralajmërojnë se ajo mund të dëmtojë kursimet afatgjata të miliona punëtorëve në Britani.


