Ka nisur pjesa e parë e punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste në një format krejt ndryshe nga ai tradicional. Ashtu siç ishte parashikuar të 5 panelet; ai i energjisë, bujqësisë, sigurisë, shëndetit dhe rinisë kanë nisur në orën 9:30 në sheshet kryesore të Tiranës.
Për energjinë diskutimin e hapi ministrja e infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e cila vlerësoi faktin që Shqipëria prodhon 100% energji të rinovueshme. Ajo theksoi se vitet e fundit ka patur inciativë private e publike për diversifkimin e burimeve të energjisë, me qëllim mbulimin e të gjitha nevojave të vendit dhe për ta bërë Shqipërinë eksportuese të saj.
Në panelin për bujqësinë dhe zhvillimin u vu theksi te vëmendja ndaj këtij sektori për të bërë të mundur që të mbështetet në protokolle të sakta dhe të ketë zhvillim brenda vendit dhe tregje ndërkombëtare.
Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se në fund të mandatit të tretë synojmë të arrijmë me 1 miliardë dollarë eksporte.
“Të gjithë duhet të bëjmë llogari ku e nisëm në 2013 marrëdhënien e shtetit me bujqësinë e ku jemi sot. S’jemi atje ku kemi dashur të arrinim por s’ka krahasim me atë që e nisëm në 2013 ne në fund të këtij mandati të tretë duam të arrijmë me 1 miliardë dollarë eksporte. Jam shumë i sigurt që do ia arrijmë”.
Në panelin për sigurinë ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u shrpeh se ne kemi në dorë të ndërtojmë një vizion për të ardhmen që ngrihet mbi konfliktet e së shkuarës, me thelb bahskëpunimin e integrimit, krijimin e lidhjeve njerëzore, ekonomike dhe tregtare mes vendeve të rajonit tonë.
Ndërsa ministri Peleshi theksoi domosdoshmërinë e integrimit të Shqipërisë në BE si një nyje kritike të historisë, por edhe njohjen e menjëhershme të Kosovës.
“Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor janë në një nyje kritike të historisë. Prishje e rendit të sigurisë vjen me disavantazhe dhe kërcënime, por edhe me mundësi. BE duhet të kuptojë domosdoshmërinë që ka integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me procedurë të përshpejtuar. Njohja e menjëhershme e Kosovës nga të gjitha vendet e BE dhe NATO-s, do t’i hapte rrugë integrimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike. Integrimi i plotë i Ballkanit është garancia e vetme për paqe, stabilitet e prosperitet ekonomik e shoqëror në rajon”.