Ngjarje e rëndë në Liverpool, 18-vjeçari sulmohet për vdekje në një qendër interneti

albnews
By
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Liverpul një natë më parë, ku në një qendër interneti është sulmuar për vdekje një 18-vjeçar.

Mediat britanike raportojnë se i riu u sulmua në qendër të Liverpool-it, por edhe pse u dërgua në spital, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sakaq mbetet ende mister se çfarë ndodhi dhe kush ishte autori/ët, duke nisur kështu një hetim nga policia, duke sekuestruar kamera sigurie dhe duke grumbulluar dëshmi.

Share This Article