Nis procesi i Primareve/ Demokratët zgjedhin kandidatët për deputetë të PD për zgjedhjet e 11 majit

albnews
By
1 Min Read

Ka filluar procesi i votimit për primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Procesi i votimit filloi normalisht në 08:00 në te gjitha qëndrat e votimit dhe do të përfundojë në orën 18:00.

Në qarkun e Korçës janë 19 kandidatë, për të cilët do të votohet për të zgjedhur të preferuarin nga ana e demokratëve.

Mënyra e votimit është një anëtar, një votë.

Share This Article