Një gropë gjigante shfaqet në Rusi, banorët zhvendosem nga shtëpitë e tyre

albnews
By
1 Min Read

Një gropë gjigante – “Porta e Ferrit” që thuhet të jetë rreth 30 metra e gjerë – është parë pranë një vendpushimi të madh skijimi në Rusi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “shembja e madhe” erdhi në një minierë hekuri me një shtëpi të vendosur në buzë të kraterit të ri – pothuajse e gëlltitur nga shpërthimi.

Banorët e gjithsej katër shtëpive ishin zhvendosur më parë nga vendi në Sheregesh në rajonin e Kemerovës të Siberisë mes frikës së një shembjeje të shtëpive të tyre, gjithashtu.

Mësohet se nuk ka viktima ndërsa puna në minierën Sheregeshsky në zonën industriale Kuzbass është pezulluar.

https://youtu.be/0srzDGv3V3A
Share This Article