Papa Françesku: Pranoni migrantët që vijnë nga vuajtjet e mëdha

albnews
By
1 Min Read

U kërkoj që t’u zgjasni krahët e miqësisë dhe të mirëprisni migrantët që vijnë, shpesh pas vuajtjeve të mëdha, të cilët kërkojnë  strehim në vendin tuaj, ishte thirrja e bërë nga papa Françesku në Japoni në takimin me të rinjtë në Katedralen e Shën Marisë në Tokio.

”Apeli i papës i referohet një kornizë rregullash aq kufizuese sa që numri i atyre që kanë marrë statusin e refugjatit në vitin 2018 ka qënë vetëm 42 persona”, theksuan përfaqësuesit e ”Caritas”-it japonez.

“Ka të rinj që nuk qeshin, nuk luajnë. Të bëjmë që zemrat e tyre të ngrohen dhe të festojnë jetën njësoj si të tjerët’’, theksoi papa./ATSH/

Share This Article