Parlamenti britanik voton kundër strategjisë së Brexit-it

albnews
By
1 Min Read

Kryeministrja britanike, Theresa May regjistroi sot edhe një humbje në Parlament, pasi u hodh poshtë strategjia e saj për negocim të Brexit.

Kjo e ndërlikon qëndrimin e saj përballë Brukselit, me të cilin ajo kërkon të ridiskutojë marrëveshjen e largimit nga BE-ja. 330 deputetë votuan kundër dhe vetëm 258 për amendamentin e paraqitur nga qeveria, e cila kërkonte mbështetje për përpjekjet e saj për të modifikuar dispozitën më të kontestuar të marrëveshjes së tërheqjes, që ka të bëjë me kufirin irlandez.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply