Pas djegies së kampit të emigrantëve, fëmijët flenë në rrugë

albnews
By
1 Min Read

Një zjarr i madh ka shpërthyer në kampin e refugjatëve në Moria të Greqisë, duke djegur të gjitha tendat e emigrantëve dhe duke lënë qindra familje pa strehë.

Familjet u detyruan të flinin buzë rrugës, në parkingje dhe nëpër ishull. Autoritetet besojnë se zj arri u ndez nga një banor i infektuar me Covid, i cili ishte i ina tosur për shkak të izolimit të tij.

Zjarri i së martës ishte fatal, duke lënë 13 mijë emigrant në qiell të hapur. Mes shumë apeleve për ndihmë, shfaqet një vajzë 8-vjeçare nga Valencia, e cila ishte zbathur dhe e uritur: “Shtëpia jonë u dogj, këpucët e mia u dogjën, ne nuk kemi ushqim dhe jemi pa ujë.”

Share This Article