Prej 20 vitesh me ilaçe, detaje të reja mbi autorin e ngjarjes në Maliq: Dje ishte në spitalin e Korçës dhe Elbasanit

albnews
By
1 Min Read

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Maliqin gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm.

Mësohet se autori i ngjarjes Ramiz Muçllari një ditë më parë (dje paradite) është dërguar në spitalin e Korçës pasi kishte shfaqur probleme. Neurologu ka vlerësuar gjendjen dhe ka kërkuar të niset drejt Elbasanit.

Pasi është dërguar në Elbasan e kanë rikthyer sërish në banesë, por nuk dihen rrethanat shëndetësore. Pasi është kthyer në banesë, në orët e pasdites dhe më vonë ka nisur sherri në familje.

Mësohet se prej 20 vitesh, ai mjekohej me antidepresivë, por nuk ka pranuar të shtrohet në asnjë kohë.

Share This Article