Presidentit irlandez qeni i ndërpret intervistën

albnews
By
1 Min Read

Michael D Higgins, presidenti i Irlandës dhe qeni i tij janë bërë viral. Ndërsa Higgins foli me RTÉ të dielën për të nderuar aktorin Tom Hickey, i cili vdiq së fundmi, kafsha e tij e dashur, Misneach, donte gjithë vëmendjen e tij.

Higgins ruajti qetësinë e tij dhe fliste para kamerës, por qeni e ndërpriste.  I ulur pranë këmbëve të tij, qeni i tij i përkëdhelur vazhdonte të kërkonte vëmendje.

Gazetari i RTÉ , Sinéad Croëley shpërndau klipin në Twitter dhe shkruajti: “Kishte shumë gjëra që po ndodhnin në intervistën tonë @rtenews dje #rtenewsbehindthescenes.

Videoja është pëlqyer shumë në internet, duke marrë mbi një milion shikime në platformë dhe po shpërndahet gjerësisht edhe në platforma të tjera.

Share This Article