Protesta e katërt në mbrojtje të Zvërnecit solli sërish qytetarët para Kryeministrisë, për të katërtën ditë radhazi.
Mes thirrjeve kundër projektit, protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e Edi Ramës.
Para ndërtesës së qeverisë, qytetarët paralajmëruan përshkallëzim të reagimit qytetar nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh. Ndryshe nga tre ditët e para, protesta e sotme ka nisur me tensione mes protestuesve dhe policisë.


