Mutacionet që e bëjnë një virus më të transmetueshëm janë vetëm një nga pjesët e ekuacionit.
Nëse studiuesit do të parashikonin se cili variant i koronavirusit do të pushtonte botën, varianti Delta as që do të ishte ndër hamendësimet e tyre të para. Megjithatë, qysh nga shfaqja e tij në Dhjetor të vitit 2020 në Indi, varianti rezultoi shumë ngjitës dhe mbizotërues, duke përbërë më shumë se 90% të rasteve të reja me COVID në SHBA.
Shfaqja e variantit Delta ka ‘detyruar’ një numër vendesh të rikthejnë masat, kufizimet, përdorimin e maskave, të ndalojnë shumicën e udhëtimeve dhe të rrisin normat e vaksinimit. Edhe pse vaksinat duken kryesisht efektive kundër variantit Delta, numri i madh i rasteve rrit gjasat për “infeksione të mëdha” tek njerëzit e vaksinuar. Madje, mbetet ende e paqartë nëse rezulton në sëmundje më të rënda sesa llojet e mëhershme.
Sidoqoftë, ajo që është e qartë është se Delta ka një ‘avantazh të fortë’ evolucionar ndaj llojeve të mëparshme. “Shkalla e përhapjes së tij është më ndryshe nga çdo herë tjetër në historinë e kësaj pandemie,” thotë Vaughn Cooper, një biolog evolucionar në Universitetin e Pittsburgh. Tani, ai dhe të tjerët po përpiqen të kuptojnë pse ky variant i veçantë, i cili mbart një sërë mutacionesh të ndryshme, ka qenë kaq i ‘suksesshëm’.
Përhapja e shpejtë e variantit Delta mund të jetë pjesërisht rezultat i shkallës së shpejtë të replikimit të tij. Një studim i fundit zbuloi se njerëzit e infektuar me Delta kishin mesatarisht rreth 1.000 herë më shumë virus në trupin e tyre – të njohur si ngarkesë virale – sesa ata të infektuar me llojin origjinal, duke i mundësuar atyre të infektojnë më shumë njerëz për një periudhë më të shpejtë. Avantazhi i variantit duket se buron nga një kombinim i mutacioneve në proteinën spike – pjesa e koronavirusit të ri që lidhet me receptorët ACE2 në sipërfaqen e qelizave dhe lejon që virusi t’i infektojë ato.
Shkencëtarët gjithashtu kanë parashtruar pyetjen nëse Delta – përveç transmetueshmërisë së tij të shpejtë – është në gjendje të shpëtojë nga sistemi imunitar i njeriut. Atij i mungon një mutacion i quajtur E484K, i cili ndihmon një numër variantesh të tjera që pjesërisht të shmangin neutralizimin nga antitrupat. Por studimet laboratorike sugjeruan që një mutacion Delta i quajtur L452R ishte edhe më i mirë në kryerjen e të njëjtit funksion.
Në një studim të fundit, i cili ende nuk është botuar në ndonjë revistë, epidemiologu Nathan Grubaugh nga Yale School of Public Health në New Haven, testoi sesi reaguan 18 variante të ndryshme ndaj serumit të marrë nga plazma – përbërësi i lëngshëm i gjakut, të 40 punonjësve të kujdesit shëndetësor të vaksinuar plotësisht. Ata zbuluan se antitrupat e pjesëmarrësve ishin në gjendje të neutralizonin variantet Alpha dhe Delta mjaft mirë. Por ato ishin më pak efektive kundër varianteve që mbartin mutacionet E484K, të tilla si Beta ose Gamma -variante që u identifikuan për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Brazil.
Rezultatet ishin befasuese, duke pasur parasysh se Delta ka qenë shumë më efektiv në përhapje sesa Beta ose Gama. Edhe pse mutacioni L452R vetëm përmirësoi evazionin imunitar, virusi aktual Delta nuk ishte aq i mirë në të, duke sugjeruar që kombinimi specifik i mutacioneve në Delta i dha virusit një funksion unik. “Edhe kur po përpiqemi t’i thjeshtojmë gjërat, është e vështirë të kuptojmë se cilat kombinime bëhen virusi tjetër” – deklaroi Grubaugh. Ai thotë se suksesi i variantit Delta sugjeron se evazioni imunitar mund të mos i japë virusit një avantazh të fortë evolucionar si transmetueshmëria, të paktën në mesin e njerëzve të pavaksinuar.
Por kjo mund të mos vlejë për çdo popullsi. Varianti Gama, për shembull, u përhap me shpejtësi në Brazil, por shumë pak në pjesën tjetër të botës. Disa studiues dyshojnë se nivelet e infeksionit COVID mund të kenë qenë më të larta në Brazil sesa në shumicën e vendeve, që do të thotë se deri në shfaqjen e Gamma, shumica e njerëzve tashmë ishin në gjendje të krijonin një reagim të fortë imunitar. Në atë popullsi, shmangia e sistemit imunitar do të kishte qenë e dobishme për virusin.
Mehul Suthar, një virolog në Universitetin Emory në Atlanta, thotë se mund të ketë një kufi për numrin e mutacioneve që një virus mund të fitojë në proteinën spike para se të mos jetë më në gjendje të lidhet me receptorin ACE2. “Gjithmonë do të ketë një luftë midis virusit që fiton aftësinë për tu transmetuar, përhapur dhe përsëritur dhe aftësinsë së tij për t’i shpëtuar përgjigjes së antitrupave.” – thotë ai.
Suthar thekson se varianti Kappa, i cili u shfaq në Indi në të njëjtën kohë me Delta, ndan shumicën e mutacioneve të Delta -s, si dhe një mutacion të ngjashëm me E484K. Por Kappa nuk është përhapur në të gjithë botën, duke sugjeruar që këto mutacione mund të ndërveprojnë në një mënyrë që e bën virusin më pak të përshtatshëm në mënyrë evolucionare. “Ishte pak befasi që ishte pikërisht varianti Delta që përfundoi duke u ‘ngritur’.” – thotë Suthar.
Grubaugh mendon se nuk ka gjasa që të shfaqen mutacione të reja të rëndësishme të proteinave. Përkundrazi, virusi më i fortë do të ketë një kombinim të mutacioneve “më të mira” që e lejojnë atë të përhapet gjerësisht në shumicën e njerëzve. Por është e vështirë të parashikosh se cilat do të jenë ato. “Unë mendoj se ne kemi një trajtim mjaft të mirë se çfarë mutacionesh duhet të shikojmë, por kjo nuk do të thotë që nëse i shohim këto, ne e dimë saktësisht se si do të performojnë.” – thotë ai.
Cooper pajtohet që “Është e logjikshme që ai kombinim [i transmetueshmërisë së lartë dhe aftësisë për t’iu shmangur antitrupave] do të evoluojë nëse mundet, me kushtin e vetëm që numri i infeksioneve të vazhdojë të qëndrojë lartë.” – thotë ai. Sa më shumë njerëz që mbeten të pavaksinuar, aq më e madhe është shansi që të lindë diçka më e keqe se Delta.
Një virus i tillë potencial u shfaq në të vërtetë vitin e kaluar: një variant i quajtur B.1.620 që u pa për herë të parë në Afrikë. Ai mbarti mutacionin E484K, së bashku me një numër mutacionesh të tjera të proteinave që mund të rrisin transmetueshmërinë. “Vetëm me këtë do të shkonit, oh zot!” – thotë Emma Hodcroft, një studiuese gjenetike në Universitetin e Bernit në Zvicër. Por numri rasteve me i B.1.260 ra shpejtë.
Lajmi i mirë është se do të ishte relativisht e thjeshtë të ndryshosh vaksinat e mRNA të bëra nga Pfizer dhe Moderna për t’i bërë ato më efektive kundër një varianti të tillë, thotë Nathaniel Landau, një mikrobiolog në Qendrën Mjekësore Langone të Universitetit të New York-ut. “Nëse shfaqet një variant që mund të shpëtojë më mirë se ai aktual, ju me të vërtetë do të keni nevojë për ‘të shtëna’ përforcuese kundër atij variant.” – thotë ai.
Ndërkohë, megjithatë, vaksinat aktuale mbeten mënyra më e mirë për të parandaluar shfaqjen e varianteve të reja. “Është e qartë se me gjithë këto viruse, nëse e mposhtim Delta-n do ta mundim pandeminë.” – thotë Suthar. “Nëse shumë pak njerëz vaksinohen dhe virusi përhapet në mënyrë të pakontrolluar, thjesht do të ketë këtë cikël të pafund infeksioni, mutacioni dhe transmetimi.” – thotë ai.